Infektuar: 1038
Shëruar: 791
Vdekur: 30
Imitimi i portretit të “Mona Lisa” shitet për 480 mijë euro

Imitimi i portretit të “Mona Lisa” shitet për 480 mijë euro

Kuriozitete February 26, 2020 - 17:38

Ndërkohë që bota po përballet me një nga viruset më të rrezikshme të momentit, koronavirusin, jo të gjithë e kanë mendjen atje.

Madje, në Francë është zhvilluar një nga ankandet më të çuditshme të kohëve të fundit. Një vepër arti, një interpretim i pikturës së famshme Mona Lisa të Leonardo Da Vinçit, është shitur për plotë 480 mijë euro shkruan The economic Times.

E veçanta e pikturës së imituar të Da Vinçit është fakti se ajo është një vepër e bërë me kuba Rubik.

Autori i veprës nuk ka preferuar të shfaq identitetin e tij, duke u maskuar ditën që u bë ankandi për shitjen e kësaj vepre.

E njohur tashmë si Mona Liza me Rubik, vepra është e para e një lloji të tillë ku artisti rikrijon kryeveprat e mjeshtrave të mëdhenj. Shitja përkoi me mbylljen e ekspozitës së hapur në Muzeun e Luvrit me rastin e 500 vjetorit të mjeshtrit te rilindjes Leonardo Davinçi.

Image