Pas operacionit, transi sheh gjoksin e tij për herë të parë (Video)

Pas operacionit, transi sheh gjoksin e tij për herë të parë (Video)

Kuriozitete February 20, 2020 - 18:47
Më i lumtur se kurrë, operacioni i realizon ëndrrën

Njeriu trans emocionohet pasi sheh gjoksin e tij për herë të parë që nga operacioni. Një burrë transgjinor ka ndarë momentin jashtëzakonisht emocionues kur pa për herë të parë rezultatet e operacionit të konfirmimit gjinor të tij, raporton “indy100”. 

Image

Trans-burri 22 vjeçar nga Australia, emri i të cilit është Capritran, ndau “momentin shumë personal të zbulimit” në fillim të kësaj jave. Në të, një profesionist mjekësor zhbën shtrëngimin e gjoksit dhe fashat nga i riu.

Më pas, pyetet i riu trans se a është duke e pritur këtë për një kohë të gjatë? Ai tund kokën ndërsa përpiqet të luftojë me lot. Në kohën e shkrimit, videoja ka pothuajse 700,000 pëlqime, pak më shumë se 70,000 retweet dhe shumë komente mbështetëse.

Në qoftë se jeni duke menduar se i riu trans po lejonte negativitetin të ndikojë tek ai, i riu postoi një selfie të buzëqeshur në shtëpi, duke shkruar se nuk ishte kurrë më i lumtur.