Momenti i jashtëzakonshëm kur pacientja zgjohet gjatë operacionit në tru dhe i bie violinës
Një video e pabesueshme tregon një paciente që është duke luajtur violinën, ndërsa kirurgët po i hiqnin një tumor në tru.
Dagmar Turner, 53 vjeçe u diagnostifikua me një tumor në vitin 2013, i cili vazhdoi të rritej, pasi ajo pëosi një goditje cerebrale, ndërsa ishte duke performuar në një koncert.
Pavarësisht mjekimeve, tumori vazhdoi që të përhapej te nëna e një fëmije, që u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.
Tumori ndodhej në lobin frontal të djahtë të trurit të saj, afër një zone që kontrollon lëvizjen e dorës së saj të majtë, thelbësor për t’i dhënë asaj mundësinë që të vazhdojë t’i bjerë violinës.
Në operacionin që zgjati gjashtë orë, ajo u zgjua nga mjekët, të cilët i dhanë violinën dhe i kërkuan asaj që të luante shkallë të ndryshme.
Në këtë mënyrë, kirurgët identifikuan dhe shmangën pjesët e trurit që aktivizohen ndërsa ajo luan.
Operacioni u krye në spitalin “King’s College” në Londër, i udhëhequr nga profesori Keyoumars Ashkan, ku 90% e tumorit u hoq dhe pacientja u kthye në shtëpi te familja e saj.