Një burrë gjerman bën propozimin e pazakontë për martesë

Një burrë gjerman bën propozimin e pazakontë për martesë

Kuriozitete February 13, 2020 - 13:41

Propozimi për martesë i një burri gjerman mori një audiencë më të madhe nga sa kishte planifikuar, pasi u shfaq në një pamje ajrore të përdorur nga Google Maps.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se fermeri 32-vjeçar përdori një makinë për të mbjellë një arë misri në atë mënyrë që boshllëqet të formonin fjalët “A dëshiron të martohesh me mua?”

Ai thotë se ai e la të dashurën e tij të fluturonte me një dronë mbi fushë, duke zbuluar mesazhin romantik.  

Ai i tha për DPA se nuk e kishte menduar ose pritur që imazhi të shfaqej në shërbimin e hartave popullore të Google, deri sa një hallë që ka në Kanada ia dërgoi foton.

Kjo fotografi u shpërnda me shpejtësi në mediat sociale dhe komentet ishin të panumërta. Disa ishin të inatosur nga ky propozim i pazakontë, të tjerët e morën me të qeshur.

Schwarz dhe e fejuara i tij planifikojnë të martohen në qershor. Ajo i tha ‘po’.

Image