Kur i bëri 62 vjet, ‘varrosi’ veturën për ta vozitur në botën tjetër

Kur i bëri 62 vjet, ‘varrosi’ veturën për ta vozitur në botën tjetër

Kuriozitete December 12, 2019 - 17:10
Tani ai është në moshën 68-vjeçare ndërsa vetura vazhdon të jetë e groposur. 

Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij.

Chiquinho Scarpa, atëherë 62 vjeç, kishte njoftuar në Facebook se do të varroste veturën e tij Bentley e cila kushton 367,000€ që të mund ta ngiste atë në botën tjetër pasi që të vdiste.

Ai tha se ishte frymëzuar nga faraonët egjiptianë të cilët varroseshin së bashku më gjërat e tyre të vlefshme materiale.

Ai madje publikoi edhe një foto ku shihej pranë varrit të veturës së tij të dashur.

Por, këtë veprim braziliani e kishte bërë gjatë një konference për të promovuar dhurimin e organeve njerëzore.

Ai kishte thënë: “Është absurde të varrosim diçka më të vlefshme se Bentley: organet tuaja.”

Image

Ai mbante një kartë në të cilën shkruhej: “Unë jam dhurues organesh. Po ti?”

Tani ai është në moshën 68-vjeçare ndërsa vetura vazhdon të jetë e groposur. 

Image