E dini sa shpesh duhet t’i lani disa pjesë të rrobave? Numrat do t’ju befasojnë!

E dini sa shpesh duhet t’i lani disa pjesë të rrobave? Numrat do t’ju befasojnë!

Kuriozitete December 11, 2019 - 19:17
Detajet

Vëmë bast që xhaketën, për shembull, nuk e lani aq shpesh. Gjërat e përditshme siç janë fanellat dhe fustanet e pambukta është e nevojshme t’i lani pas maksimalisht dy bartjeve

Pjesët e ndryshme të veshjeve kërkojnë kujdes të ndryshëm, aq më parë kur është fjala për larjen e rrobave

Të gjithë e dimë që rrobat e brendshme duhet të lahen pas një bartjeje, mirëpo si t’ia bëjmë me fustanet, fanellat, pallton?

Edhe pse sutjenat bëjnë pjesë në veshje të brendshme, ato lahen pas tri deri në katër bartje, mu sikur edhe pizhamet.

Me larjen e shpeshtë dhe përdorimin e detergjenteve agresive mund të dëmtohet elasticiteti i tyre, ndërkaq lani çdo ditë vetëm në rastin kur shpesh djersiteni.

Pantallonat është e nevojshme të lahen në çdo 6 deri në 7 bartje, ndërkaq rrobat dhe getet për ushtrime pas çdo bartjeje.

Si t’ia bëjmë me fustanet dhe fanellat?

Gjërat e përditshme siç janë fanellat dhe fustanet e pambukta është e nevojshme të lahen pas maksimalisht dy bartjeve.

Nga ana tjetër, trikot e leshta mund t’i bartni pesë deri në gjashtë herë para larjes, pos nëse diçka derdhni mbi to.

Palltot dhe xhaketat

Palltot dhe xhaketat lahen maksimalisht dy herë në sezon. Në rast se i ndotni, është e nevojshme që sa më parë t’i pastroni në mënyrë që të mos mbeten njolla të përhershme.