Detaje të reja për personin që u gjet i vdekur në Mitrovicë

Detaje të reja për personin që u gjet i vdekur në Mitrovicë

Kuriozitete December 09, 2019 - 22:20

Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Filipa Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij një preson me inicialet V. M.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se vdekja e personit në fjalë ka qenë e natyrshme dhe se nuk ka pasur elemente të veprës penale.

“Bëhet fjalë për një 50 vjeçar dhe është vdekje natyrale – nuk ka elemente të dhunës. Ka vuajtur prej sëmundjeve të zemrës”.

Hoti tregon se motra e të ndjerit e ka telefonuar gjatë tërë ditës dhe nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa më vonë njësitë përkatëse e kanë gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.