Bleta është shpallur si krijesa më e rëndësishme që jeton në planet

Bleta është shpallur si krijesa më e rëndësishme që jeton në planet

Kuriozitete dhjetor 07, 2019 - 23:18
detajet

Në një debat të mbajtur së fundmi nga ‘Shoqëria Mbretërore Gjeografike e Londrës’ dhe nga Instituti ‘EarthWatch’ kanë konkluduar se bleta është krijesa më e veçantë dhe më e rëndësishme në planetin tokë.

Të gjitha speciet janë të paçmueshme për ekosistemin e planetit, por qëllimi i debatit ishte të rritet vetëdija për ruajtjen e bletëve, duke i kërkuar audiencës të votonin për një prej specieve më të rëndësishme.

Audienca ka votuar për të shpëtuar bletët.

Profesori Thomas, fitoi ditën me pretendimet e tij për shpëtimin e bletëve, duke e sqaruar sesi një e katërta e një milion llojeve të bimëve dhe luleve mbështeten te mjalti i bletës, specie të shumta janë jetike për bujqësinë vitale, dhe pa bletët ne do t’i humbnim bimët lulëzuese dhe produkte të ndryshme, raporton “Free Worlds Facts”.

Ndër arsyet kryesore për uljen e mjaltit dhe humbjes së bletëve është fatkeqësia natyrore, fraktura, spërkatjet me kemikate dhe sëmundjet e ndryshme.

Për të qenë më specifik, 70% të furnizimit tonë ushqyes varet nga bleta, dhe nga fertilizim që e bëjnë në shumimin e bimëve  të cilat janë edhe ushqim për krijesa të tjera.

Rreth 250 mijë lloje të luleve varen nga mjalti i bletëve për fertilizim, shumica prej tyre janë të domosdoshme për kopshtarinë botërore dhe pastaj mos të harrojmë edhe medicinën e cila varet nga bletët, sepse shumica e bimëve mjekësore iu nevojitet mjalti i bletës për shumim.