Kamera e sigurisë kapi ‘fantazmën’ që u largua pasi i ra ziles

Kamera e sigurisë kapi ‘fantazmën’ që u largua pasi i ra ziles

Kuriozitete December 07, 2019 - 14:38
Detajet

Një person i quajtur, Meni Pitoscia, po frikësohet se prona saj në Ontario në Kanada, është e pushtuar prej fantazmave dhe po kërkon të kontaktojë njohës të aktiviteteve paranormale, transmeton Gazeta Metro.

Madje, 46-vjeçarja pretendon se ka fakte, me dyshimin se kamerat e sigurisë e kanë kapur një fantazmë që i binte ziles dhe largohej.

Pamjet që ka shpërndarë, e kanë kapur një siluetë të turbullt që shfaqej në derën e shtëpisë së tij, para se të dëgjohej zilja.

Shumë njerëz janë shprehur të shqetësuar, duke i sugjeruar të ikë nga ajo shtëpi, teksa të tjerë e konsideruan si proces i ndonjë ngatërrimi vizuel dhe asgjë të pazakontë.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.