Ky është ushqimi që princesha diana nuk pranoi ta hajë asnjëherë

Ky është ushqimi që princesha diana nuk pranoi ta hajë asnjëherë

Kuriozitete November 29, 2019 - 17:30
detajet

Princesha Diana, pas martesës me Princin Charles fitoi simpati të madhe nga gjithë njerëzit, duke u bërë ”Princesha e Njerëzve”. Edhe pse marrëdhënia e çiftit nuk po shkonte edhe aq mirë, ajo çdoherë shijonte kohën që jetonte me dy djemtë e saj.

Diana kishte vuajtur me një çrregullim të të ngrënit për një kohë dhe preferonte të jetonte në mënyrë të shëndetshme. Madje shpeshherë thuhej se bashkëshorti i saj Princi Charles, ishte arsyeja pse Diana kishte probleme me peshën e saj. Kjo gjë u komentua shumë dhe bëri që ajo të kishte probleme me pamjen e saj.

Ajo për vite me radhë luftoi me buliminë, dhe shoku i saj më i mirë Paul Burrell, e ndihmoi atë duke u përpjekur të merrej me çrregullimin e saj. Megjithëse Diana dukej e shëndetshme dhe e lumtur, ajo vuante shpesh.

Dieta e Dianës ishte aq e rreptë, saqë i duhej të shmangte mishin e kuq. Ajo nuk tregoi asnjëherë pse nuk donte ta hante atë, por ajo kërkoi që kuzhinieri mos të përgatiste asnjëherë ndonjë gatesë që kishte mishin si përbërës.

Ajo i donte specat e mbushur, por i hante ata vetëm kur kishte mysafirë për darkë. Diana shmangte edhe ushqimet që ishin me yndyrë të lartë, dhe nuk hante asnjëherë karbohidrate./gazetametro/