Çka do të ndodhte po të ekzistonte Facebook në kohën e Hitlerit

Çka do të ndodhte po të ekzistonte Facebook në kohën e Hitlerit

Kuriozitete November 22, 2019 - 13:01
Detajet

Aktori dhe komediani britanik, Sacha Baron Cohen ka “shënjestruar” shefin e Facebook, Mark Zackerberg, raporton Daily Mail.

Cohen tha që nëse ky rrjet social do të ekzistonte gjatë viteve 1930, Zuckerberg me siguri do ta kishte lejuar Hitlerin të publikonte shkrime që targetonin hebrenjtë.

Ai kritikoi gjithashtu drejtuesit e gjigantëve të tjerë të teknologjisë, Google dhe Twitter, të cilat sipas tij po veprojnë si “makina më e madhe e propagandës në histori” për grupet e urrejtjes, ndërsa lejojnë që lajmet e rreme të kenë epërsi mbi ato faktike.

Komediani tha gjithashtu se Facebook dhe Google kanë refuzuar të ndalojnë faqet dhe llogaritë që mohojnë Holokaustin.

“Ende ka mohime të Holokaustit në Facebook  dhe për momentin edhe Google mund të të çojë ende në faqe të tilla me një klik të thjeshtë”, u shpreh Cohen.