Sekretarja 58 vjeçare dëmshpërblehet nga ambasada e Katar me 390 mijë paund

Sekretarja 58 vjeçare dëmshpërblehet nga ambasada e Katar me 390 mijë paund

Kuriozitete November 21, 2019 - 23:06
Lexoni detajet!

Një sekretare që punonte për ambasadën e Katarit iu kërkuan  favore seksuale.

Deanne Kingson, 58 vjeç ishte në gati në vetvrasje nga një fushatë ‘hidhëruese dhe hakmarrëse’ e diskriminimit seksual dhe fetar në selinë e shtetit në Mayfair.

Zonja Kingson  është dëmshpërblyer me një shumë prej 390 mijë paund pasi u ngacmua nga stafi i saj për favore seksuale me pretekstin se ajo nuk ishte myslimane dhe sipas tyre ishte më e gatshme për t’u përfshirë në favore seksuale me punonjësit meshkuj’, deklaroi gjykata e Londrës.

Kur ajo refuzoi kërkesat e tij, Al-Mushairi ktheu vëmendjen ndaj vajzës 19-vjeçare të zonjës Kingson.

Ai madje i kërkoi zonjës Kingson ta merrte vajzën 19-vjeçare në Paris , ti blinte asaj veshje dhe çfarë të dëshironte ajo .

Madje sugjeroi që ai të martohej me vajzën e saj në mënyrë që ata të mund të bënin seks pa shkelur ligjin e rreptë islamik.

Zonja Kingson, e cila është britanike, ka punuar në ambasadën e Katarit në mes të korrikut 2006 dhe qershor 2014, duke fituar rreth 30 mijë paund në vit.

Gjykatësi i dha Znj Kingson 390,000 £ në total duke përfshirë edhe 115,000 për shqetësimet psikologjike.

Qeveria e Katarit nuk ishte e pranishme në gjykatë dhe nuk u përfshi në procedurë, tha gjyqtari Brown.

Kjo ishte ‘e paarsyeshme’ dhe ata duhet të paguanin kostot ligjore të zonjës Kingson, ” shtoi gjykatësi.