Mjekët nuk i dhanë shpresë, përqafimi i vëllait binjak shpëton jetën e vogëlushit

Mjekët nuk i dhanë shpresë, përqafimi i vëllait binjak shpëton jetën e vogëlushit

Kuriozitete November 21, 2019 - 16:02
Lexoni detajet!

Foshnja lindi parakohe dhe mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë për të jetuar, dhe ishin thuajse të bindur se do të vdiste.

Mirëpo, përqafimi i vëllait të tij binjak bëri mrekullinë, dhe ai pësoi një përmirësim dramatik.

Nëna Hannah Zimunya beson se djali i saj Dylan shpëtoi jetën e vëllait Deiniol, thjesht duke i dhënë atij një përkëdhelje, pasi binjakët u ribashkuan në spital.

Djemtë, nga Wrexham, Angli, kishin lindur 15 javë më herët, por pak pasi u futën në inkubator, gjendja e Deiniol u përkeqësua, ndërsa Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme.

Dylan u përmirësua dhe u transferua në Wrexham, por Deiniol u përkeqësua.

Hannah, nëna e djemve, 28-vjeçare tha se e gjithë kjo përvojë ishte e tmerrshme dhe se askush nuk e kishte parashikuar lindjen kaq herët.

Dylan peshonte 900 gr ndërsa Deiniol ishte edhe më i vogël me vetëm 700 gr.

“Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”, tha nëna./abcnews.al