Danimarkë, 3 mijë kristale Swarovski në pemën e Krishtlindjes

Danimarkë, 3 mijë kristale Swarovski në pemën e Krishtlindjes

Kuriozitete November 19, 2019 - 15:54
detajet

Në Danimarkë është çelur zyrtarisht sezoni i Krishtlindjes ndërsa në sheshin e Kopenhagenit është vendosur një pemë e dekoruar me rreth 3 mijë kristale Sëarovski. Sheshi tanimë ka marrë një pamje krejtësisht nordike.

Jemi në mesin e muajit nëntor dhe tanimë ka filluar të ndjehet atmosfera e festave të fundvitit.

Në Kopenhagen është hapur zyrtarisht sezoni i Krishtlindjeve, dhe për herë të parë në sheshin qendror është vendosur një pemë 10 metra e lartë, e dekoruar me 3,000 kristale Swarovski.

Pema e Krishtlindjes, me kristale me vlerë rreth 146,000 dollarë, qëndron para hotelit Nimb në bazat e Tivolit dhe ndriçon nga kristali super i ndritshëm që ngjason me një një pamje të akullt nordike.

Për të zbukuruar pemën u deshën tre dekoratorë dhe dhjetë ditë punë.

Ndërsa më shumë se dy javë, janë dashur për të dekoruar tërë kopshtet e Tivolit me rreth një milion drita.

Pemë e Krishtlindjes Swarovski do të qëndrojë në shesh deri më 5 janar.