Përtypi çamçakëzin me nikotinë të nënës, dyvjeçari mbetet pa ndjenja

Përtypi çamçakëzin me nikotinë të nënës, dyvjeçari mbetet pa ndjenja

Kuriozitete November 18, 2019 - 11:51
detajet

Një dyvjeçar nga Uellsi mbeti pa ndjenja disa minuta pasi përtypi një çamçakëz me nikotinë, të cilin nëna e tij e kishte lënë në një dollap.

Sophie Balint nga Port Talbot i Uellsit rrëfeu për tmerrin që e përjetoi pasi u detyrua ta çojë djalin në spital.

Apeli i saj është për të gjithë prindërit që ti mbajnë larg fëmijë t nga të tilla gjëra.

Nëna 23-vjeçare tha se djali i saj, Tommy, dy vjeç, dhe vëllai i tij i madh, Ozzy, katër vjeç, e kishin gjetur çamçakëzin e rrezikshëm kur ajo ishte duke e rregulluar shtëpinë.

Pasi ia kishte nxjerrë çamçakëzin nga goja, ajo tha se djaloshi filloi të djersitej dhe të villte para se të humbte ndjenjat. Pas 20 minutave u shtri në dysheme pa ndjenja.

Nuk mund t’i mbante duart lart dhe sytë i rrotulloheshin”, shtoi ajo.

Image
Image