Hodhi një shishe me një mesazh brenda në oqean në Amerikë – nëntë vite më vonë mori një përgjigje nga Franca

Hodhi një shishe me një mesazh brenda në oqean në Amerikë – nëntë vite më vonë mori një përgjigje nga Franca

Kuriozitete nëntor 13, 2019 - 11:17
detajet

Si një djalë 10-vjeçar, Max Vredenburgh hodhi një mesazh në një shishe në Oqeanin Atlantik në 2010.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, mesazhi i tij përfshinte adresën e tij të shtëpisë, me shpresën se mesazhi i tij do të merrte ndonjë përgjigje.

Duhej të priste nëntë vjet, por më në fund e mori një të tillë.

Studenti 19-vjeçar i kolegjit tani nga Massachusetts thotë se ai harroi plotësisht dërgimin e mesazhit në një shishe derisa babai i tij dërgoi një foto të letrës – dhe përgjigjen.

“Prindërit e mi gjithmonë i ruanin gjërat nga fëmijëria jonë, kështu që unë nuk mendoja shumë për këtë”, i ka thënë ai CNN të hënën. “Pastaj lexova letrën nga marrësi, dhe mbeta pa fjalë”.

Vredenburgh kishte shkruar letrën origjinale më 21 gusht të vitit 2010. Ai dhe babai i tij hodhën shishen në oqean në Long Beach në Rockport, Massachusetts.

Ai donte që kushdo që të merrte mesazhin e tij të dinte pak për veten e tij.

“Më pëlqejnë mollët”, thuhej në letër. “Më pëlqen plazhi, ngjyra blu është e preferuar e imja, më pëlqejnë kafshët, më pëlqejnë makinat dhe më pëlqen hapësira e jashtme”.

 

Ishin gjëra shumë standarde për fëmijë, por ai ishte mjaft i zgjuar për të lënë adresën e tij dhe një lutje “ju lutem më shkruani”.

Shishja ishte larë në një plazh në Francë, midis Contis dhe Mimizan dhe ishte “G. Dubois” që i ktheu letrën atij.

“U deshën 9 vjet për të kaluar 6000 kilometra që na ndajnë”, thuhet në letër. “Ju sigurisht jeni rritur shumë gjatë kësaj kohe: 10-19 vjeç”.

Dhe Vredenburgh u shokua. Ai nuk mund të besonte se dikush ishte mjaft i sjellshëm për t’i dhënë përgjigje.

Megjithatë, ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Ai planifikon të kontaktojë me “shkrimtarin” dhe ta falënderojë që u përgjigj.

“Diçka e tillë thjesht nuk do të ndodhë për pjesën tjetër të jetës sime”, ka thënë ai.