Burri me fuqi të mbinatyrshme zhytet në lumin plot krokodilë, por përpihet papritur…

Burri me fuqi të mbinatyrshme zhytet në lumin plot krokodilë, por përpihet papritur…

Kuriozitete November 13, 2019 - 09:32
Detajet

Shamani është një lloj besimi që përfshin një praktikues i cili arrin në nivele të ndryshme të vetëdijes në mënyrë që të perceptojë dhe të ndërveprojë në një botë shpirtërore duke i kanalizuar energjitë e tij.

Dhe një njeri që e praktikon këtë besim ka bërë atë që askush nuk do kishte guxuar ta bënte, por gjithçka ka përfunduar në mënyrën më të keqe.

Një burrë ka pretenduar se i ka cilësitë e një shamani duke u hedhur në një lum plot me krokodilë në Indonezi duke notuar mes tyre.

Burri me fuqi të mbinatyrshme zhytet në lumin plot krokodilë on Vidnews.

Teksa njerëzit po e shikonin të tmerruar ai u tërhoq nën ujë papritur.

Askush nuk e pa më dhe u desh ndërhyrja e trupave të shpëtimit që ta nxirrnin trupin e tij pas disa ditësh dhe çudia më e madhe është se ai ishte i paprekur nga ndonjë kafshim krokodili.

Burri i quajtur Arjuna kishte hyrë në ujërat e Kartanegara me qetësinë më të madhe dhe duke kënduar kur u zhduk në mënyrë të befasishme dhe po aq befasisht ka vdekur.

Në muajin korrik ka vdekur një person nga krokodilët pikërisht në këtë lumë, por jo Arjuna që pretendonte të zotëronte fuqitë e një shamami, ai vdiq por jo nga krokodilët.

Pamjet janë vërtet të rënda, raporton Daily Mail.

Burri me fuqi të mbinatyrshme zhytet në lumin plot krokodilë on Vidnews.