Jetojnë në shtëpi me pitonin 5 metra e gjysmë

Jetojnë në shtëpi me pitonin 5 metra e gjysmë

Kuriozitete November 12, 2019 - 16:21
detajet

Një baba që kishte blerë një gjarpër kur ishte vetëm 20 centimetra, është filmuar duke jetuar me pitonin më të gjatë në botë – që është 5.5 metra.

Marcus Hobbs, 31-vjeç nga Goucestershire kishte blerë një gjarpër tetë vite më parë, kështu duke u kujdesur për të reptili arriti peshën prej 110 kilogramë.

Image

Ai e ushqen me lepuj, drerë, dele, dhi e derra që i siguron nga fermerët lokal – por pitoni po vazhdon të rritet edhe pse tani është shumë gjigant.

Kjo kafshë është shumë e shtrenjtë për t’u mbajtur në shtëpi dhe njëherit shumë e rrezikshme për njerëzit, pasi mund ta gëlltit të tërin një burrë.

Megjithatë, eksperti i teknologjisë informative është i bindur se pitoni i tij Hexxie asnjëherë nuk do ta sulmoj as atë apo të bijtë e tij të moshës 4 dhe 2 vjeç.

Image
Image
Image