Si e kalojnë ditën shefat milionerë

Kuriozitete November 10, 2019 - 11:53
Lexo Detajet

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë bëjnë shefat e kompanive të mëdha? Një studim nga Harvard Business Review tregon se si e kalojnë kohën njerëzit e suksesshëm e të pasur.

Hulumtimi i nisur në vitin 2006 nga profesorët e Harvardit, Michael Prter dhe Nitin Nohria, i përfshiu të dhënat e marra nga 27 shefa të kompanive, prej tyre 25 burra dhe vetëm dy gra. Ata i drejtojnë kompanitë me të ardhura mesatare vjetore prej 13 miliardë dollarësh. Shprehitë e tyre u përcollën për tre muaj me radhë.

Sipas këtij studimi, shefat e kompanive punojnë mesatarisht 9.7 orë në ditë, që i bie 48.5 orë në javë. Ata gjithashtu punojnë në 80 për qind të ditëve të fundjavës me një mesatare prej 3.9 orësh në ditë. Përpos fundjavës, shefat punonin edhe në 70 për qind të ditëve të pushimit vjetor, me një mesatare prej 2.4 orësh gjatë kësaj periudhe.

Shefat e kishin të planifikuar paraprakisht rreth 75 për qind të kohës, ndërsa 25 për qind të saj e kalonin në mënyrë spontane. Megjithatë, duket se ata kanë baraspeshë të mirë mes jetës profesionale dhe private.

Ata e kalojnë 31 për qind të kohës duke punuar, 10 për qind të kohës duke udhëtuar, 25 për qind për çështje personale, 29 për qind të kohës e kalojnë në gjumë dhe vetëm 5 për qind të kohës në pushim.

Për më tepër, gjatë kohës së punës, 72 për qind të kohës e kalojnë në takime pune, ndërsa vetëm 28 për qind e kalojnë të vetmuar në punë, shkruan “CNBC”, transmeton