Gruaja që jeton mbi një dekadë me lemzë të vazhdueshme

Gruaja që jeton mbi një dekadë me lemzë të vazhdueshme

Kuriozitete October 23, 2019 - 09:32
Lexoni detajet!

Një nënë e dy fëmijëve për kërkon zgjidhje për mbi një dekadë për problemin e saj me lemzën e vazhdueshme.

Lisa Graves, 31-vjeçare, i ka vizituar shumë ekspertë për problemin e saj me lemzën të cilën duket se e ka marrë gjatë shtatzënisë me fëmijën e parë.

Teknikja e thonjve nga Lincolni thotë se tashmë është mësuar me të, por ndonjëherë lemza mund të jetë aq e zhurmshme saqë e krahasojnë atë me lehjen e qenit, shkruan mediumi britanik “Metro”.

Edhe burri i saj, Matthew, 35 vjeçar, dhe vajzat e tyre Emily dhe Sophie, 7 dhe 11 vjeçe, tashmë janë mësuar por të huajt shpesh kanë nevojë për paralajmërim.

Ajo dëshiron që të shërohet, por deri atëherë duhet vetëm të mësohet të jetojë me lemzën e vazhdueshme. “Jam me fat - kam sallonin tim dhe shumica e vajzave me të cilat punojë tashmë janë mësuar me problemin tim”, thotë Graves, transmeton Koha.net. “Por vazhdoj t’i bëjë të kërcejnë dhe shumë herë ndodh që të prishet zbukurimi i thonjve gjatë punës”, shtoi ajo.

“Fillimisht kam provuar çdo ilaç kundër lemzës - më kanë bërë të kërcejë, të pi lëngë limoni, me një fjalë – gjithçka. Por asnjëra nuk bëri punë dhe kur neurologët menduan se kanë gjetur kurën, vendosa të mos e ndjek rrugën e mjekimit. Nuk kishte asnjë garanci se do të funksiononte”, tregoi Graves.

Çështja e Gravesit konsiderohet “shumë e rrallë”, por sipas saj, lemza e kap kur është rehat dhe e relaksuar.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë se kjo jam unë. Duke e ditur se çfarë më ndodhi gjatë shtatzënisë sime pa ndonjë arsye, jam me fat. Mund të ishte edhe më keq”, shtoi ajo.

Problemi më i gjatë me lemzë është 68 vjeçar. Charles Osborne, nga Anthon Iowa, ka filluar të ketë probleme me lemzë kronike nga momenti kur ka tentuar ta peshonte një derr para se ta therte në vitin 1922.

Atë e ngacmonte lemza 40 herë në një minutë në dekadat e para, por në vjetët e fundit numri i lemzave ka zbritur në 20 herë brenda një minute.