'Biseda' qesharake mes BE-së dhe shteteve që duan t’i bashkohen asaj

'Biseda' qesharake mes BE-së dhe shteteve që duan t’i bashkohen asaj

Kuriozitete October 23, 2019 - 09:18
Lexoni detajet!

Në internet po qarkullon një “bisedë” virtuale mes gjoja Bashkimit Evropian dhe disa shteteve që synojnë të anëtarësohen në këtë bllok, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë “bisedë” të montuar është e përfshirë edhe Greqia.

Kjo bisedë qesharake, që ka të bëjë me refuzimin e Francës për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, e trajton më pas edhe çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga biseda mund të nënkuptohet se një gjë e tillë do të jetë e paparamendueshme pasi BE-ja, më saktësisht Franca, refuzoi t’i nisë negociatat me Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se ky shtet e kishte plotësuar kushtin politik, atë të zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë.

Biseda virtuale mes shteteve, ku ato përfaqësohen me flamujt e tyre, zhvillohet kështu:

Maqedonia Veriore: Unë dua të bëhem pjesë e BE-së.

BE-ja: Fol me Greqinë.

Greqia: Ndërroje emrin!

Maqedoania Veriore: Në rregull! Maqedoni Veriore. A je e kënaqur?

Greqia: Po.

BE-ja: Atëherë, të flasim për…

Franca: Veto!

BE-ja: Por, Francë, ne e patëm një marrëveshje.

Franca: S’është problemi im.

BE-ja: Na vjen keq, Maqedoni Veriore.

(Maqedonia Veriore bëhet “nervoze”, e paraqitur me figurën “emoji”)

BE-ja: Atëherë, Serbi e Kosovë, të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tuaja.

Serbia: (qesh, e paraqitur me figurë “emoji”)

Kosova: (qesh edhe më shumë, e paraqitur me të njëjtën figurë)

Ndryshe, Franca vendosi veto ndaj hapjes së negociatave mes Bashkimit Evropian në njërën anë dhe Maqedonisë Veriore e Shqipërisë në anën tjetër. Për këtë arsye, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe ka vlerësuar se BE-ja ia bëri të padrejtë vendit të tij.

Qëndrimi i Francës për bllokimin e hapjes së negociatave është kritikuar shumë. Vetoja e këtij shteti të rëndësishëm të BE-së po vlerësohet si rritje e rrezikut nga shtrirja e ndikimit të Rusisë në Ballkan./ExpressImage