Hapet banka e parë në botë për ruajtjen e flokëve

Hapet banka e parë në botë për ruajtjen e flokëve

Kuriozitete tetor 23, 2019 - 09:10
Lexoni detajet!

Është hapur banka e parë në botë për flokë në Manchester, me qëllim që ta bëjë “humbjen e flokëve si një gjë e të kaluarës”.

Burrat do të paguajnë 2,500 funte (rreth 3,000 euro) për të ngrirë mostrat e flokëve të tyre. Pastaj, qelizat kryesore do të klonohen në laborator dhe do të injektohen në lëkurën e kokës me qëllim të rivendosjes së vijës së flokëve të rinisë së tyre, shkruan “Daily Mail”.

Por a është një kurë kundër humbjes së flokëve - apo një ide e shtrenjtë për ruajtjen e flokëve?

Rreth 6.5 milionë burra britanik kanë mostrën-mashkullore të humbjes së flokëve, në të cilën kombinimi i gjeneve dhe hormoneve çojnë në humbjen graduale të flokëve nga pjesa ballore dhe qendrore e kokës, transmeton Koha.net.

Aktualisht, mundësitë e tullacëve janë të kufizuara për mjekim, të cilat mund të kenë efekte anësore, dhe transplantim të flokëve, i cili prodhon rezultate të ndryshme.

Për më tepër, nëse i besohet hulumtimit më të fundit, nevoja për një trajtim më të mirë është më urgjente se kurrë.

Gjatë këtij muaji, hulumtim i Koresë Jugore për herë të parë lidhi humbjen e flokëve me ndotjen e ajrit; ndërsa në muajin maj, një sondazh i gjerë i bërë nga mjekët kinezë zbuloi se disa nga pacientët e tyre kanë filluar të bëhen tullac 20 vjet më parë se baballarët e tyre për shkak të stresit, mungesës së gjumit dhe dietës së dobët.

Kështu që, a mund të jetë përgjigjja banka e flokëve? Që nga muaji gusht, drejtori i saj mjekësor, kirurgu për transplantim të flokëve - Bessam Farjo, ka filluar të marrë mostra të flokëve nga burrat që dëshirojnë t’i vendosin në bankë flokët e tyre si një “polisë e sigurimit” për të ardhmen.

Rreth 100 qime, duke përfshirë rrënjët e tyre bulborë, janë hequr nga një zonë me gjatësi prej 7cm nga 1cm në pjesën e pasme të kokës në një procedurë 30-minutëshe nën anestezion lokal, përcjell Koha.net. Ato janë ngrirë në temperaturë minus 180 shkallë celsius në një bankë të indeve derisa flokët e njerëzve të fillojnë të rrallohen. Pastaj, do të shkrihen dhe qelizat e vogla të quajtura “papillae dermale” do të nxirren nga rrënjët e tyre.

Sa më parë që burrat t’i ngrijnë mostrat e flokëve të tyre, thotë Dr. Farjo, aq më shpejtë “ora do të ndalojë” dhe rezultojë më shumë rini.

Ndërsa biznesi i Dr. Frajos “HairClone” ka filluar të pranojë mostrat e flokëve, ai nuk pret të trajtojë pacientët e tij të parë deri në vitin e ardhshëm.

Trajtimi pritet të përsëritet për disa vjet dhe pritet të kushtojë 3,000 deri 7,000 funte secilën herë, me në krye tarifën fillestare prej 2,500 funtesh që mbulon prodhimin dhe ruajtjen e flokëve për vitin e parë.

Gjithashtu, burrat do të duhet të paguajnë rreth 100 funte për çdo vit shtesë për ruajtjen e mostrave të flokëve të tyre.