E keni në shtëpi, por asnjëherë nuk e keni ditur përse ekziston kjo vrimë në lavaman

E keni në shtëpi, por asnjëherë nuk e keni ditur përse ekziston kjo vrimë në lavaman

Kuriozitete tetor 22, 2019 - 12:19
Lexoni detajet

A keni pyetur ndonjëherë përse çdo lavaman ka hapje të vogël, përkatësisht një vrimë të vogël, nën rubinet?

Ekzistojnë dy arsye përse kjo vrimë është shumë e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Parandalon derdhjen e ujit

Arsyeja e parë është pengimi i derdhjes së ujit nga lavamani. Nëse e mbyllni lavamanin (apo vaskën, apo enëlarësin) apo e harroni rubinetin hapur, teprica e ujit do të hyjë nëpër atë vrimë dhe do të shkojë në kanal dhe në atë mënyrë do të pengohet që uji të fillojë të derdhet në dysheme.

Mirëpo, nëse uji nga rubineti rrjedh me vrushkull të madh, atëherë derdhja do të ndodhë më vonë, kështu që është me rëndësi që të kujdeseni të mos hapni krejt rubinetin, ndërkohë gypi shkarkues është i mbyllur.

Gjithashtu duhet pasur parasysh që ajo hapje funksionin e vet e bën vetëm në rastet kur lihet rubineti hapur dhe lavamani mbushet me ujë, mirëpo jo edhe në situatat kur vetë gypi shkarkues është i mbyllur, pos eventualisht kur është fjala për vaskën, sepse ndonjëherë në atë rast është distanca më e madhe nga hapja shkarkuese dhe gypi i shkarkimit.

Përmirëson derdhjen

Ajo hapje, në të vërtetë, ndihmon që uji më shpejt të kalojë nëpër gypin shkarkues në atë mënyrë që lejon ajrin i cili gjendet në gypin shkarkues që të dalë. Sikur të mos ishte ajo hapje, uji do të rridhte shumë ngadalë.

Mbase ndonjëherë keni vërejtur që nëpërmjet asaj hapjeje dalin flluska sapuni kur diçka lani, andaj e teproni pak me detergjent, ajo është teprica e ajrit i cili duhet të dalë.

Ndonjëherë duhet pastruar

Meqenëse për të kryesisht njerëzit kujdesen kur nën rubinet mbyllin shkarkimin dhe lëshojnë ujin, atëherë ajo nuk hynë në atë hapje, në të do të grumbullohen ndotje, andaj është mirë që herë pas here me kohë ta pastroni në mënyrë që shkarkimi i ajrit dhe i ujit të mos hasin në pengesa.