Kolegji indian u vendos studentëve paketa në kokë që të mos kopjojnë

Kolegji indian u vendos studentëve paketa në kokë që të mos kopjojnë

Kuriozitete October 20, 2019 - 09:43
Detajet

Një zyrtar i një kolegji indian ka kërkuar falje pasi në internet u përhapen disa fotografi ku studentët shihen me paketa në kokë gjatë një provimi.

Fotografitë e çuditshme u bënë gjatë një provimi në kimi në kolegjin “Bhagat” në rajonin Karnataka. Në fotografi shihen studentët me paketa të prera vetëm në njërën anë në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të shohin anash.

Pas reagimeve të shumta, një administrator i këtij kolegji foli publikisht dhe kërkoi falje për këtë incident. Ai tha se i vjen keq që e ka përdorur këtë teknikë të pazakontë kundër kopjimit në provim.

Ky zyrtar shtoi se e ka përdorur këtë teknikë vetëm si eksperiment pasi kishte dëgjuar për përdorimin e saj në shkolla të tjera.

Ai gjithashtu theksoi se një metodë e tillë është përdorur me miratimin e studentëve. Madje, studentët vetë i kishin sjellë paketat nga shtëpitë e tyre, secili për vete.

Zyrtarët e kolegjit thanë se tashmë e kanë hequr nga përdorimi këtë praktikë pas reagimit të autoriteteve lokale, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.