Vendi ku shkalla e varfërisë është përgjysmuar në tre dekadat e fundit

Vendi ku shkalla e varfërisë është përgjysmuar në tre dekadat e fundit

Kuriozitete tetor 19, 2019 - 18:53
Detajet

India është rritur më shumë se shtatë për qind çdo vit gjatë 15 vjetëve të fundit dhe vazhdon të tërheqë miliona qytetarë nga varfëria, njofton Banka Botërore.

Vendi i dytë më i populluar në botë ka përgjysmuar shkallën e varfërisë në tre dekadat e fundit dhe ka bërë përmirësime të forta në shumicën e drejtimeve të zhvillimit, thuhet në raportin e organizatës financiare ndërkombëtare.

Kjo rritje pritet të vazhdojë dhe eliminimi i plotë i varfërisë ekstreme është brenda mundësive të Indisë gjatë dekadës së ardhshme, tha Banka Botërore, duke përmendur se sfidat e rëndësishme po shfaqen në rrugën e zhvillimit të vendit.

Sipas Bankës Botërore, India do të duhet të rrisë efikasitetin në mënyrë që të mbajë rritjen, duke pasur parasysh burimet në dispozicion dhe popullsinë e saj.

Toka duhet të përdoret në mënyrë më produktive në zonat urbane përmes transformimit hapësinor të qyteteve, ndërsa në zonat rurale duhet të rritet produktiviteti bujqësor.

Menaxhimi i burimeve ujore duhet të përqendrohet në rishpërndarjen drejt përdorimit të ujit për qëllime më të efektshme nga vlera, si dhe në rritjen e vlerës së ujit brenda sektorëve të veçantë.

Banka Botërore tregon se 230 milionë njerëz në Indi nuk janë të lidhur siç duhet me rrjetin e energjisë elektrike.

Ekonomia me rritje të shpejtë ka nevojë për investime në infrastrukturë, e vlerësuar në 8.8 GDP ose 343 miliardë dollarë deri në vitin 2030, tha Banka Botërore.