Shtatori, muaji më i nxehtë që prej vitit 1880

Shtatori, muaji më i nxehtë që prej vitit 1880

Kuriozitete October 17, 2019 - 12:33
detajet

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së, muaji shtator i këtij viti është konsideruar si muaji më i ngrohtë që prej viti 1880.

Temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeaneve në shtator të këtij viti ishte 0.95 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të.

Në të njëjtën kohë, periudha e parë nëntë mujore janar-shtator 2019 ishte e dyta më e ngrohta në histori (rekordi i parë nëntë mujor mban në 2016).

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së  vlerëson se viti 2019 do të jetë pothuajse me siguri viti i dytë më i nxehtë pas vitit 2016.