Kjo është lulja në Kosovë e cila ka vlerë më shumë sesa ari

Kjo është lulja në Kosovë e cila ka vlerë më shumë sesa ari

Kuriozitete October 13, 2019 - 16:39
Lexoni detajet

“Çmimi i shafranit varion, ku prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram”.

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje.

Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet.