Lopët pikturohen si zebra, arsyeja do t’ju habisë

Lopët pikturohen si zebra, arsyeja do t’ju habisë

Kuriozitete tetor 09, 2019 - 14:43
Detajet

Disa studiues japonezë vendosën që të lyenin lopët e zeza me vija të bardha si zebrat për të parë sesi ndikon kjo te mizat.

Nga studimi u vërejt se lopët me vija të bardha kishin prani më të ulët të mizave dhe pickimeve prej tyre sesa lopët e zeza.

“Në lopët e lyera me vija të bardha si zebra incidenca e kafshimit të mizave është 50 përqind krahasuar me lopët e zeza. Përveç kësaj, edhe numri i mizave që ulen mbi to është më i vogël” thanë studiuesit.

Industria blegtorale aktualisht përdor pesticide për të mbrojtur lopët nga mizat. Sidoqoftë, ky hulumtim gjeti përfitimet e përdorimit të bojrave më pak toksike dhe ndoshta më të lira, si një alternative për përdorimin kimik.

Image