Vajza që ndërron lëkurën çdo javë, realizon ëndrrën e jetës

Vajza që ndërron lëkurën çdo javë, realizon ëndrrën e jetës

Kuriozitete September 21, 2019 - 09:58
Detajet

Jeyza Gary, vajza me çrregullimin e rrallë që i shkaktoi rënien e lëkurës çdo 12 ditë është shfaqur në kopertinën e “Vogue Italia”.

“Kam lindur me lamellar ichthyosis. Është një çrregullim që prek 1 në 100 000 persona. Kur isha e vogël kisha një lëkurë shumë të shndritshme dhe shumë të tërhequr. Më vizituan kudo dhe pas disa muajsh më diagnostikuan”, tregon Gary.

Modelja tregon se e nisi karrierën në industrinë e modës dy vite më parë, e nxitur nga një shoqe e gjimnazit. Ajo i rekomandoi të bëhej modele, ndaj Gary nisi foto të saj në agjenci të ndryshme mode duke realizuar më vonë ëndrrën e jetës.

Modelja kujton gjithashtu sesi në ditën e parë të shkollës, mamaja e saj u fut në klasë për të sqaruar situatën e vajzës së saj për nxënësit, prindërit dhe mësuesit. /KultPlus.com

Image