Arkeologët zbulojnë mozaikun e varrosur nën tokë për 1500 vite

Arkeologët zbulojnë mozaikun e varrosur nën tokë për 1500 vite

Kuriozitete shtator 20, 2019 - 15:10
Detajet

Një mozaik që paraqet Jezu Krishtin duke ushqyer të 5000-të është zbuluar poshtë një qyteti antik afër detit Galilee.

Mozaiku i cili besohet se daton rreth 1,500 vite më parë, i ka lumturuar shumë arkeologët të cilët e kanë kaluar të gjithë verën duke kërkuar në zonë për prova historike.

E ashtuquajtura Kisha e Djegur në Hippos, Izraeli verior, u shkatërrua nga një zjarr në vitin 700 pas lindjes së Krishtit, gjithsesi dyshemeja e cila ishte e zbukuruar me mozaik mbeti e ruajtur mirë nga një shtresë e trashë hiri.

Skenari i paraqitur në mozaik si duket paraqet një nga mrekullitë që përmendet në Dhiatën e Re, sipas saj, Jezusi ka përdorur vetëm 5 bukë dhe dy peshq për të ushqyer 500 njerëz që ishin mbledhur.

Një ekip nga Universiteti i Haifa-s e zbuloi Kishën e Djegur në vitin 2005, por gërmimet për të kanë nisur vetëm gjatë kësaj vere.

“Mund të ketë shpjegime të ndryshme për mënyrën sesi përshkruhet buka apo peshku në mozaik, por nuk mund ta mohosh ngjashmërinë e përshkrimit në Testamentin e Ri.” u shpreh Arkeologia Michael Eisenburg.