Mendoi se kishte kapur peshk të madh, por ajo që nxori nga uji e shtangu (Video)

Mendoi se kishte kapur peshk të madh, por ajo që nxori nga uji e shtangu (Video)

Kuriozitete September 20, 2019 - 13:32

Një peshkatar ishte duke gjuajtur peshk nga anija në bregun e qytetit Weip në veri të Australisë kur kishte vërejtur se diçka e madhe ishte kapur në kallamin e tij të peshkimit, transmeton Zeri.info.

Ky peshkatar nga Kuinslendi i Australisë, ishte befasuar keq kur në vend të peshkut, kishte peshkuar një krokodil gjigant. Në të vërtetë, peshkun të cilin ai e kishte kapur disa çaste më herët, e kishte kafshuar krokodili, prandaj peshkatari e ka nxjerrë së bashku me peshkun jashtë ujit.

Krokodili një kohë ishte sjellë përreth anijes dhe peshkatari në fund ishte detyruar ta pres najlonin për ta liruar bishën. “Ky ishte një gjah të cilin me dëshirë e kemi liruar”, ka thënë ai./ZERI