Deshi të dhurojë 'spektakël' para masës, gjarpri e kafshon në kokë

Deshi të dhurojë 'spektakël' para masës, gjarpri e kafshon në kokë

Kuriozitete September 19, 2019 - 21:35
Detajet

Një djalë i ri që u mundua të dhurojë “spektakël” duke prekur gjarprin disa herë para masës, është kafshuar në kokë pikërisht nga po i njëjti gjarpër.

Në videon e publikuar më poshtë që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, shihet se si ky i ri mban në duar gjarprin të cilin e frynë në kokë, edhe pse i vetëdijshëm që një veprim i tillë vetëm sa e acaronte më shumë gjarprin.

Por, duket se kjo nuk i mjaftoi dhe kështu mori vendim që gjarprin ta vë në kokë, veprim ky që i kushtoi shtrenjtë.

Për fat të tij të mirë, gjarpri nuk ishte helmues dhe pas intervenimit të masës ia larguan nga koka.

Megjithatë kjo përvojë do të duhej t’i shërbente si model, që herën tjetër mos ta përsërit gabimin që për pak sa nuk ia mori jetën.