'Të bësh ëndrrën realitet', vajza gjen unazën e fejesës në stomak

'Të bësh ëndrrën realitet', vajza gjen unazën e fejesës në stomak

Kuriozitete shtator 19, 2019 - 17:50
Detajet

Jenna Evans, një vajzë nga Shtetet e Bashkuara priti vite për të marrë një propozim nga mashkulli i ëndrrave, që sot është i fejuari i saj.

Por këtë javë, unaza që vetë e dizenjoi, duke zgjedhur vetë edhe gurët, plot 2.4 karatë diamante,  përfundoi në stomakun e saj.

 “Pashë në ëndërr sikur ishim në një stacion treni dhe ishte një situatë shumë e rrezikshme dhe Bobi më tha, kapërceje unazën”, deklaroi vajza.  

Por ëndrra e saj përfundoi me lajmërimin e ambulancës. “Kur u zgjova, pashë që unazën nuk e kisha në gisht. E kuptova menjëherë se ku ishte. Në stomakun tim”.

 Ora 8 e mëngjesit, çiftin e gjeti në spital, ku iu desh të shpjegonte situatën e sikletshme dhe endoskopia e vërtetoi pretendimin e tyre.

 “U lumturova që e mora prapë unazën. Tani do të mbahet mend si një histori humori”, thotë ajo.  Një aventurë e çmendur, që na kujton se duhet pak më të kujdesshëm, edhe kur biem për të fjetur.