A e dini pse themi 'Alo' kur përgjigjemi në telefon?

A e dini pse themi 'Alo' kur përgjigjemi në telefon?

Kuriozitete September 16, 2019 - 22:11
Detajet

Gjithnjë e përdorni shprehjen “Alo” kur iu përgjigjeni thirrjeve telefonike, por a e keni ditur nga e keni trashëguar?

Fjala “Alo” për herë të parë në telefon është përdor nga Thomas Edison.

Kjo bëri që secili që përgjigjet në thirrjet telefonike ta fillojë bisedën me “Alo”.

Jemi rritur duke thënë fjalën “Alo” në telefon dhe kjo mund të jetë edhe fjala më e përdorur nga njerëzit kur përgjigjen në telefon.

“Alo” ka ardhur në përdorim në fund të shekullit të XIX. Edison kur është përgjigjur për herë të parë në telefon aksidentalisht ka thënë “Alo”, pasi që nuk e kishte dëgjuar sinjalin që është dashur t’i vijë.

Në bazë të krijuesit të telefonit, Alexander Graham Bell është dashur që në thirrjet telefonike të përgjigjemi me “Ahoy!” e cila në thelb është një përshëndetje që është përdorur nga marinarët.