Vodhi para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

Vodhi para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

Kuriozitete September 15, 2019 - 22:58
Detajet

Një 17-vjeçare nga Jumatile, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i vrasë prindërit e saj në Florida.

Alice Michelle Hatcher akuzohet se ka vjedhur 1.400 dollarë nga prindërit e saj Michael dhe Tammy Scheller.

Ajo, fillimisht vodhi kartelën e tyre bankare dhe tërhoqi 500 dollarë, 100 prej të cilave i shpenzoi për kokainë, ndërsa 400 i dha mikut të saj për të vrarë prindërit e saj, njofton Telegrafi.

17-vjeçarja ishte përpjekur dy herë të punësojë dikë për t’i vrarë ata.

Pasi shoku i saj u largua, ajo pagoi një person tjetër me 900 dollarët e mbetur.

Rasti u raportua në polici nga një i ri, i cili tha se Alice i kishte dhënë një shoku të tij “një grusht parash” për të gjetur dikë për ta kryer vrasjen.

Sipas The Indenpedent, i dashuri i saj i tha policisë se ka parë Alice më 9 shtator në një vend të njohur për shitjen e drogës dhe se ajo i tha se dëshironte të vriste prindërit. Ajo i rrëfeu se kishte paguar dy persona për ta kryer vrasjen.

Pas presionit të policisë, ajo pranoi se pas dështimit të parë, kishte paguar një burrë me ngjyrë , 900 dollarë.

Ajo do të mbetet në paraburgim, ndërkohë që prindërit kanë paralajmëruar padi. Vajza e tyre do të dalë në gjykatë më 3 tetor.