Fenomeni i rrallë që do t’i ndodh Hënës pas 19 vitesh, duhet ta shikoni të gjithë

Fenomeni i rrallë që do t’i ndodh Hënës pas 19 vitesh, duhet ta shikoni të gjithë

Kuriozitete shtator 12, 2019 - 10:59
Detajet

Hëna e plotë e të Korrurave do të shfaqet në të premtën e 13 shtatorit për herë të parë në 19 vite.

Kjo lloj Hëne do të ndriçojë qiellin e natës së premtes për herë të parë që nga 13 tetori i vitit 2000, transmeton lajmi.net.

Vendi më i mirë për të parë Hënën e të Korrurave janë vendet e hapura me pamje më të qarta të qiellit të natës.

Kontrollimi i motit atë ditë do të ndihmojë gjithashtu të përcaktoni se ku mund të keni pamje të përsosur.

Ndërsa fenomeni ndodh vetëm një herë në dy dekada, kjo nuk është e vetmja arsye që Hëna e të Korrurave këtë vit është e rrallë.

Këtë vit hëna pothuajse përkon me apogjenin: pika në orbitën e planetit ku është më së largu nga Toka.

Hëna e Harvest mori emrin pas fermerëve, të cilët janë në gjendje të punojnë natën vonë për shkak të dritës së Hënës.