4 vende të zgjuara ku mund t’i fshihni paratë tuaja

4 vende të zgjuara ku mund t’i fshihni paratë tuaja

Kuriozitete shtator 11, 2019 - 10:45
Detajet

Nëse jeni si shumica e njerëzve në këtë botë dhe ju pëlqen të shpenzoni sa më shumë para, jeni në artikullin e duhur.

Sepse të papriturave nuk i dihet dhe për këtë arsye duhet që me patjetër të lini disa para mënjanë. E dimë, është  e vështirë. Por e domosdoshme.

Kështu sa herë që i prishni paratë në kartën tuaj të kreditit, të keni një mundësi të dytë.

Por ku t’i fshihni këto para në shtëpi?

ku

1-Brenda elektrikut të dorës- Nëse keni një elektrik që e përdorni për raste emergjente, zbërthejeni dhe i hiqni baterinë, futni brenda kartmonedhat dhe mbylleni sërish. Askujt nuk do t’i shkojë mendja.

2-Në akuariumin e peshqve- Mjafton një kavanoz i vogël i fshehur diku në atë lëmsh gurësh të vegjël.

3-Në kukullat ose arushët e fëmijëve- Hiqni pak nga pambuku që ka brenda dhe futni paratë tuaja.

4-Në një libër- Priteni një pjesë të librit në formë katrore dhe ja ku u bë një vend perfekt. Futeni librin në bibliotekë dhe gjithcka mbaroi.

Tani vendet jua treguam, mbetet vetëm t’i provoni!