Mjekët shokohen nga gjetja e kaq shumë gurëve në tëmthin e një gruaje

Mjekët shokohen nga gjetja e kaq shumë gurëve në tëmthin e një gruaje

Kuriozitete gusht 23, 2019 - 08:58
Lexoni detajet

Mjekët në Tajlandë u tronditën kur gjetën pothuajse 2,000 gurë në tëmthin e një gruaje që ankohej për dhimbje në stomak. 60 vjeçarja kërkoi ndihmë në fillim të këtij muaji. Ajo kishte kapsllëk.

Mjekët në Nong Khai – në kufirin me Laosin- bënë një skanim dhe gjetën qindra gurë në tëmthin e saj.

Mjekët nuk ishin të sigurt saktësisht se sa ishin brenda stomakut të gruas derisa i larguan.

Mjekët në Spitalin Thabo Crown Prince operuan 60-vjeçaren dje, sipas raporteve lokale.

Ata përdorën një laparoskop, një tub të gjatë dhe të hollë me një aparat fotografik të vogël për të parë brenda stomakut të saj dhe për të gjetur gurët e tëmthit.

Wattana Pareesri, drejtoresha e spitalit, pohoi se ata nuk kishin parë kurrë një numër kaq të lartë gurësh në tëmth më parë.

Ai tha: “Ekzaminimi zbuloi se ajo kishte gurë në tëmth, por ne nuk dinim se sa kishte derisa e operuam”.

‘Gurët në tëmth mund të shkaktohen nga kolesteroli i tepërt në sistem. Është më mirë për të gjithë të bëjnë kontrolle sepse këto gurë mund të çojnë në shumë simptoma serioze. ‘

Gurët formohen në fshikëzën e tëmthit. Ato mund të ngjajnë me kokrra rërë ose guralecë të mëdhenj.

Image 
Image