Kryetari i Parlamentit në Zelandën e Re ushqen fëmijën e deputetit gjatë seancës

Kryetari i Parlamentit në Zelandën e Re ushqen fëmijën e deputetit gjatë seancës

Kuriozitete August 22, 2019 - 17:48
Lexoni detajet

Parlamenti i Zelandës së Re pati një të ftuar special të mërkurën – një foshnjë të porsalindur.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për momentin kur kryetari parlamentar i vendit Trevor Mallard mbajti dhe ushqeu djalin një mujor të ligjvënësit Tamati Coffey ndërsa kryesonte një debat.

“Normalisht karriget e folësit përdoren vetëm nga zyrtarët kryesues por sot një VIP ndau karrigen me mua”, ka shkruar në Twitter, Mallard, së bashku me një fotografi të tij me shishe duke ushqyer fëmijën, babai i të cilit sapo ishte kthyer nga pushimi i atësisë dhe ishte ulur afër .

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat shihet Mallard po lëkundte fëmijën ndërsa dëgjoi debatin.

Madje, në një moment ai paralajmëron një ligjvënës që koha e tij kishte mbaruar, gjë e “aprovuar” edhe nga një zhurmë e fëmijës.

Një veprim i tillë gjithsesi ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku shumica kanë qenë pozitive.