Njeriu-gjarpër planifikon operimin e organeve gjenitale
Tiamat Legion Medusa ka shpenzuar të paktën 61.000 funte për operime plastike dhe ndryshimin e tërësishëm të trupit.
Në fakt, këtu nuk bëhet fjalë për obsesionin mbi operacione plastike për rritjen e gjoksit, buzëve dhe zvogëlimin e hundës.
Tiamat në fakt ka shpenzuar një pasuri të vogël të vërtetë për ndarjen e gjuhës në dy pjesë, veshët, dhe shumë të ngjashme, vetëm e vetëm të ngjasojë në një reptil.
Ai ka ende operacione të cilat e presin, ndërsa në plan është operacioni në të cilin mjekët do t’ia heqin organin gjenital, si dhe të gjitha tatuazhet.
“Shumë mendojnë se njerëzit që kalojnë përmes modifikimeve të trupit të tyre, ekzistojnë vetëm në filma shkencor-fantastik, dhe se ata janë humbës, të ndyrë dhe budallenj”, tha Tiamat.
Ai ka shpjeguar më herët, se derisa ishte “njeri” kishte punuar në një institucion financiar dhe atë në postin e zëvendës shefit.
“Dua ta dinë të gjithë se njerëzit që kanë zgjedhur të transformojnë trupin e tyre si ky imi, janë po aq inteligjentë, të mrekullueshëm, të dashur dhe aq të mirë si gjithë të tjerët. Vetëm pse vendosa të heq veshët nuk do të thotë se isha pa tru dhe një idiot”, tha ai.
Emri i fëmijërisë së tij është Richard Hernandez dhe siç thotë, kishte një fëmijëri të vështirë.
Kur ishte vetëm pesë vjeç, njerku i tij abuzoi fizikisht dhe mendërisht.
“Një ditë, prindërit e mi vendosën të më linin në mes të pyllit të Teksasit … Ata më nxorën nga makina dhe më lanë atje. Vëllai dhe motra ime ishin me mua, por ata na lanë afër pronës ku jetonin gjyshi dhe gjyshja, në mënyrë që ata të mund të na gjenin, “tha Tiamat.
Por, edhe me gjyshin nuk kaloi hiq më mirë, pasi ai e urrente për shkak të babait të tij.
“Gjyshi më ka maltretuar pasi urrente babanë tim dhe pasi kisha emrin e njëjtë si ai, kjo vetëm sa e nervozonte edhe më shumë”, shpjegon ai, duke shtuar se si 11-vjeçar kishte pranuar se është homoseksual dhe dëshiron të ndryshojë gjininë.
Në fund zgjodhi të lirohet nga të gjithë dhe të bëhet ai që është sot. Në operacionin e parë u nënshtrua më 1979, kur për 330 funte vendosi brirët. Ishte personi i pestë që vendosi për një veprim të tillë.
Deri më tash ka pasur 18 implante të brirëve, ka hequr të dy veshët dhe pjesërisht ka operuar hundën, ka hequr 32 dhëmbë dhe po ashtu mjekët i ndanë gjuhën në dy pjesë.
Thotë se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme kur e shohin, por ka edhe prej atyre që frikësohen dhe fshihen, por edhe prej atyre që kërkojnë të bëjnë foto së bashku.