Niveli lartë i edukatës së udhëtarëve kanadezë, mënyra mbresëlënëse si dolën nga aeroplani

Niveli lartë i edukatës së udhëtarëve kanadezë, mënyra mbresëlënëse si dolën nga aeroplani

Kuriozitete August 16, 2019 - 15:37
Lexoni detajet

Qetësia dhe rendi që treguan udhëtarët kanadezë, derisa dilnin WestJet është pëlqyer shumë prej shikuesve.

Mënyra mbresëlënëse se si dolën nga aeroplani, tregon për një nivel të lartë të edukatës, pa shkaktuar aspak tollovi.

“Jam irlandeze, ky rregull për mua është i pabesueshëm” ka shkruar një shikuese, e befasuar me sjelljet e tyre.

Sipas një sistem që është rregulluar prej vet atyre, tregon se si secili ngrihet dhe merr gjërat e lëna në dollapin sipër, vetëm pasi që udhëtari që ka përpara ta ketë bërë veprimin e njëjtë.

Kjo mënyrë është pëlqyer nga të gjithë, që kërkuan të përdoret në të gjitha aeroplanët, si sistem shumë i mirë.