Dy orë në vaskën e mbushur me akull

Dy orë në vaskën e mbushur me akull

Kuriozitete gusht 13, 2019 - 16:39
Lexoni detajet

Atleti austriak i sporteve ekstreme, Josef Koeberl vendosi një rekord të ri botëror duke kaluar më shumë se dy orë në një vaskë të mbushur me akull, sipas agjencisë austriake të lajmeve, APA.

“Koeberl kaloi saktësisht dy orë, tetë minuta dhe 47 sekonda i mbuluar deri në qafë me akull, ndërkohë që kishte veshur vetëm kostum banje”, saktësoi APA.

Ai vendosi rekordin botëror jashtë stacionit kryesor të trenave në Vjenë.

“Ndihem mirë. Ndoshta do të kalonte pak më gjatë. Asnjëherë nuk do të kisha menduar se do të shkonte aq mirë”, tha Koeberl.

Rekordi i kaluar ishte një orë, 53 minuta dhe 10 sekonda./atsh