Shkoi me pizhame në punë një javë rresht

Shkoi me pizhame në punë një javë rresht

Kuriozitete July 20, 2019 - 16:02
Lexoni detajet

Producentja e INSIDER, Natalie Fennell, kishte vendosur që të shkonte një javë në punë me pizhame për ta parë se a janë të përshtatshme për punë, dhe se a mund të pranohen si rroba të rëndomta.

Një gjë e tillë iu kishte mundësuar falë mungesës së kodit të veshjes që Fennell thotë se nuk ka në vendin ku ajo punon.

Në ditën e parë ajo i kishte kombinuar pizhamet me sandale dhe me një xhaketë denim. Ashtu kishte vajtur në punë, dhe sipas saj, ata as që e kishin vënë re se ajo po bartte rroba të fjetjes, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, një ditë nga ajo javë eksperimentale ajo kishte veshur një këmishë nate apo robdishambër, por që i ishte dukur shumë e hollë, dhe sipas shijes së saj, e papërshtatshme për ta veshur për në punë.

Në përgjithësi, Fennell është ndjerë shumë mirë dhe komode gjatë javës sa kishte shkuar për të punuar me pizhame duke thënë se të gjithë njerëzit e meritojnë që të vishen butë dhe t’i gjejnë dhe blejnë jo medoemos pizhamet që ajo i kishte zgjedhur.

Image