Furra që pjek ushqimin përmes rrezeve të diellit

Furra që pjek ushqimin përmes rrezeve të diellit

Kuriozitete July 18, 2019 - 18:18
Lexoni detajet

‘GoSun Sport’ është një lloj furre që funksionon përmes energjisë diellore.

Në përshkrimin e kësaj furre theksohet se ajo mund të pjek ushqimin për dy persona brenda pak minutash.

Në të, sipas udhëzimeve, mund të pjekësh perime, ushqime të ngrira, hot-dog, simite dhe mishra.

Kjo furrë është një lloj cilindri në të cilën vendoset ushqimi, letra e aluminit, dhe ushqime të caktuara. Më pas, vendoset brenda pjesës tjetër të furrës, duke u pjekur përbrenda 20-25 minutash.

Mirëpo, pjekja në këtë grill apo furrë varet nga sasia e rrezeve të diellit.