Peshqit kur janë në stres ndryshojnë gjininë

Peshqit kur janë në stres ndryshojnë gjininë

Kuriozitete July 12, 2019 - 13:59
Lexoni detajet

Studiuesit nga Zelanda e Re kanë prezantuar për së pari herë ndërtimin molekular të disa lloje të peshqve të cilët nën stres mund të ndryshojnë gjini.

Rreth 500 lloje të peshqve munden të ndryshojnë gjininë kur të rriten por edhe atëherë kur e kërkon nevoja.

Shkencëtarët kanë vërejtur se një lloj peshku tropikal, mundet të ndryshojë gjininë nga mashkull në femër dhe anasjelltas, të cilët besojnë se ky fenomen ndodh kur ata janë nën stres të theksuar.

Ata kanë sqaruar se stresi ndikon që të shkyçen gjenet esenciale femërore dhe të aktivizojnë të rinjtë, të gjinisë mashkullore.

Ky proces ka habitur shkencëtarët pasi gjatë transformimit duhet riprogramim i tërësishëm i informacionit gjenetik të peshqve.

Shkencëtarët kanë shtuar se ndryshimi i gjinisë zhvillohet jashtëzakonisht shpejt, prej disa minuta deri në disa orë, ndërsa transformimi i tërësishëm nga femër në mashkull përfundon prej 8 deri në 10 ditë.