Në Japoni mund të marrësh me 'qera një person' dhe t’i ankohesh tërë ditën

Në Japoni mund të marrësh me 'qera një person' dhe t’i ankohesh tërë ditën

Kuriozitete June 25, 2019 - 19:44
Lexoni detajet

A jeni në një nga ato ditët kur vetëm dëshironi të ankoheni, por keni nevojë për dikë që thjeshtë të ju dëgjojë dhe kuptojë?

Në Japoni, kjo është e mundur për vetëm 9 dollarë. Takanova Nisimoto është një japonez që filloi këtë biznes të pazakontë dhe pati mjaft sukses.Pesëdhjetë vjeçari udhëheq shërbimin në internet Ossan Rental që nga viti 2012 në vendin e tij të lindjes, Tokio.

Me këtë shërbim për vetëm 1.000 jen japonez ose afër 9 dollarë, për një orë mund t’i ankoheni, t’i tregoni problemet dhe hallet tuaja. Për ata që duan atë, këshillimi është gjithashtu në dispozicion.

Qëllimi i Nicosimite ishte fillimisht të dëgjonte njerëzit e moshës së mesme të cilët shpesh tallen në Japoni për shkak të kilogramëve të tepërt, rënies së flokëve dhe gjërave të tjera. Ai thotë se qëllimi i tij ishte t’u jepte fund të gjitha stereotipive negative. Megjithatë, shërbimi i tij tani përdoret nga të gjitha gjeneratat dhe duket sikur të gjithë kanë se për çka të ankohen. /Reporteri.net