Zbulohet metan në planetin mars, shkencëtarët japin detaje

Zbulohet metan në planetin mars, shkencëtarët japin detaje

Kuriozitete qershor 24, 2019 - 23:43
Lexo Detajet

NASA njoftoi se roboti “Curiosity” kishte detektuar sërish në Mars metan, një gaz që mund të çlirohet nga bakteret, por gjithashtu nga ndërveprimi mes gurëve dhe ujit.

“Me gjetjet e deri tanishme nuk jemi në gjendje të përcaktojmë nëse metani është me origjinë biologjike apo gjeologjike, si dhe nëse është antik apo i tanishëm”, deklaroi Paul Mahaffy, përgjegjës shkencor i NASA-s.

Çështja e pranisë së metanit ka tërhequr shumë vëmendjen e shkencëtarëve të hapësirës, sepse prania e tij mund të tregojë shenja jete në planetin e kuq.