Ariu iu hyn në shtëpi dhe flen në dollap

Ariu iu hyn në shtëpi dhe flen në dollap

Kuriozitete qershor 23, 2019 - 23:55
Lexo Detajet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e Butler Creek në Montana, ku i zoti i banesës ka gjetur duke fjetur, i pashqetësuar një ari.

Policia shkoi në vendngjarje dhe pa një ari të zi gjigand që ishte mbyllur brenda shtëpisë, madje në dhomën e gjumit dhe po flinte për “shtatë palë qejfe” brenda në gardërobë.

Kur oficerët u përpoqën të zgjonin ariun përmes trokitjes në dritare, ai reagoi me një pamje të bezdisur ndaj tyre, ku dukej se ishte i inatosur se pse i prishën gjumin.

“Pasi nuk ishte në gjendje të largohej, dhe u mbyll në dhomën e gjumit të kësaj familje, ariu filloi të bënte rrëmujë dhomën dhe më në fund i lodhur, vendosi të merrte një sy gjumë në gardërobë. Kur policët trokitën në dritare, ariut duket se nuk i bëri aspak përshtypje por vazhdoi të flinte i qetë”, thanë dëshmitarët.

Në fund, oficerët ndërhynë me metodat e tyre duke e vendosur në gjumë të thellë kafshën dhe e larguan nga banesa.