Japonia ndalon drejtimin e dronit në gjendje të dehur

Japonia ndalon drejtimin e dronit në gjendje të dehur

Kuriozitete June 20, 2019 - 11:01
Lexoni detajet

Deputetët japonezë votuan një ligj që ndalon dhe ndëshkon drejtimin e dronit në gjendje të dehur, një masë më shumë për të shmangur aksidentet e shkaktuara nga këtë pajisje shumë të përdorura në këtë shtet.

Teksti, i cili duhet të kalojë më parë miratimin e senatorëve, parashikon një gjobë maksimale prej 300.000 jen (2.400 euro) dhe një masë ndëshkimore që mund të shkojë deri në një vit burg, transmeton ATSH.

Gjithashtu do të ndëshkohen të gjithë ata, madje edhe nëse nuk kanë konsumuar alkool, kryejnë manovra të rrezikshme si zbritje të shpejta në drejtimin pingul të dronëve të tyre (deri në 500 000 jen gjobë).

Këto masa do të zbatohen për pajisjet me peshë mbi 200 gram.

“Ne mendojmë se drejtimi i një droni nëse je nën efektin e alkoolit është shumë i rëndë, po aq sa drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”, tha për median një zyrtar i Ministrisë së Transporteve.