Holanda po i paguan njerëzit për të shkuar në punë me biçikletë

Holanda po i paguan njerëzit për të shkuar në punë me biçikletë

Kuriozitete May 23, 2019 - 15:59
Lexoni detajet

Ka më shumë biçikleta se sa njerëz në Holandë dhe ato përbëjnë pothuajse gjysmën e të gjitha udhëtimeve në mes të shtëpisë dhe punës, sidomos në qytetin e Amsterdamit.

Bëhet fjalë për një vend i cili me krenari e quan veten “kombi i biçiklistëve”.

Dhe një gjë të tillë e ndihmon edhe fakti se është një vend relativisht i sheshtë.

Por, autoritetet, përcjell Telegrafi, kanë inicuar edhe një nxitje shtesë për njerëzit holandezë për të marrë biçikletat e tyre – kredi tatimore.

Kështu, çdo kilometër i kaluar mund të përfitojë 0,22 dollarë lirim në taksa.

Gjithsesi, Holanda nuk është i vetmi vend që ofron stimuj financiarë për t’i “nxjerrë” njerëzit nga makinat e tyre dhe për të përdorur fuqinë e pedaleve në vend të karburantit fosil.

Kështu, përveç në Mbretërinë e Bashkuar, skema të tilla janë inicuar edhe në vende si Belgjika, në të cilin vend, për çdo kilometër bëhet një pagesë prej 0,26 dollarë.

Në vendin e vogël pa dalje në det të Luksemburgut, të vendosur në mes Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës, punonjësit mund të përfitojnë nga një zbritje tatimore prej 340 dollarësh që do të përdoret për të blerë një biçikletë. /Telegrafi